NJOFTIM NE KUADER TE PROGRAMIT ReLOaD – Organizata Rinore SOEK-in kërkohet: Ekspert (trajnues) mbi Shkrim Projektesh

                                                    

Emri i projektit: “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

Pershkrimi i projektit: Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ne synojmë që të ngrejmë Këshillin Bashkiak Rinor, në kuadër të të cilit do të përzgjedhim të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç ne qytetin e Librazhdit.

Qëllimi :   Në kuadër të këtij projekti ORGANIZATA RINORE SOEK-IN shpall njoftimin për Expert në Tematikën “Shkrim Projektesh”, me qëllim aftësimin e të rinjve në shkrimin e projekteve, hartimin e projekt propozimeve pranë Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore mbi tematika të cilat janë të rëndësishme për të rinjtë.

 

SPECIFIKIME TEKNIKE

Kriteret që duhet të plotësojë eksperti;

Eksperti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Arsimi i lartë shkenca shoqerore/politike, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhim projektesh
  2. Ekspertizë në fushën meaxhimit të projekteve
  3. Të ketë aftësi të mira prezantuese dhe trajnuese të përfituara nga eksperiencat e mëparshme në mësimdhënie apo trajnime.

                                                

Sesion Informimi i Këshillit Bashkiak Rinor në Bashkinë Librazhd me temë: “Të njohim Bashkinë e Qytetit”

SOEK-IN zhvillon aktivitetin e rradhes “Sesion Informimi i Këshillit Bashkiak Rinor” në datat 14-15 Gusht 2019 në Bashkinë Librazhd me temë: “Të njohim Bashkinë e Qytetit”

Njohja e të rinjve me strukturën e Bashkisë Librazhd dhe politikat e deritanishme në funksion të rinisë së qytetit .

Këshilli Bashkiak, përbërja dhe kompetencat

Njohja e të rinjve me Drejtoritë e Bashkisë Librazhd: Drejtorinë e Arsim Kultures, Rinisë dhe Sporteve, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Menaxhimit Financiar, Drejtorinë e Planifikimit te Territorit, investimeve dhe projekteve, Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (Adisa), përshkrim i punonjësve të Bashkisë mbi proceset e punës si dhe njesite e tjera perberese te Bashkise se Librazhdit.

 

Blerja e pajisjeve të zyrës- Mobilje

FORMULARI I OFERTËS

Emri i Ofertuesit__________________

 

Për: SOEK-IN (info@soekin.org)

Adresa: Sheshi Gjorg Golemi, pranë dyqanit Telekom, Librazhd

Nr. Llogarie: Alpha Bank, Nr. 902425123002748890

* * *

Përshkrimi i projektit

Kjo proçedure prokurimi hartohet në kuadër të zbatimit të projektit me titull “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.  Ky projekt me partner në zbatim UNDP financohet nga Bashkimi Europian dhe Bashkia Librazhd. Synimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi i rolit të rinjve nëpërmjet rritjes së ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale për politikat rinore dhe më gjerë. Në këtë kuadër është parashikuar mundësimi i një zyre për aktivitetet e të rinjve, pajisjet e të cilës janë objekt i këtij prokurimi.

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [ Blerja e pajisjeve të zyrës- Mobilje]

* * *

Duke i’u referuar procedurës së lartpërmendur, ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

  1. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; pa TVSH;
  2. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; me TVSH
1 2 3 4 5 6
Nr Përshkrimi i mallrave Sasia Çmimi Njësi Çmimi Total Afati
1 Tavolina 2 21.08.2019
2 Karrige 6 21.08.2019
3 Dollap/librari 2 21.08.2019
Çmimi Neto )   
TVSH (%)
Çmimi Total

Nënshkrimi i ofertuesit ______________

Vula                              ______________

 

(Shënim):

  1. Çmimet duhet të shprehen në Monedhën LEK

 

 SPECIFIKIMET TEKNIKE

Mosplotësimi i specifikimeve për çdo artikull përbën kusht skualifikimi.

 

  • Sasia : 2 Tavolina 

 

  • Materiali i strukturës : Strukturë melaminë
  • Materiali i tavolinës : Syprinë melaminë
  • Ngjyra : Gri
  • Numri i sirtarëve : 2
  • Gjerësia : 120 cm
  • Thellësia : 60 cm
  • Lartësia : 75 cm

 

  • Sasia : 2 Dollape/ Librari

 

  • Materiali : Melaminë
  • Ngjyra : Gri
  • Numri i sirtarëve : 0
  • Numri i kanatave : 2
  • Numri i sergjenëve : 5
  • Sergjenët e lëvizshëm : Po
  • Nevojitet montim : Po
  • Gjerësia : 42 cm
  • Thellësia : 90 cm
  • Lartësia : 200 cm

 

 

  • Sasia : 6 Karrige

 

  • Materiali i strukturës : Strukturë metalike
  • Materiali veshës : Tapiceri tekstili
  • Ngjyra : Gri
  • Nevojitet montim : Po
  • Gjerësia : 54 cm
  • Thellësia : 58 cm
  • Lartësia : 81 cm

 

Proçedura e aplikimit:

  • Ofertuesi duhet të dërgojë ofertën e tij brenda afatit të përcaktuar në këtë formular nëpërmjet adresës së emailit të shoqatës ose me poste ne adresen e shoqates.
  • Ofertuesi duhet të plotësojë në këtë format vlerën në lek që ofron për çdo pajisje të listuar.
  • Ofertuesi duhet të bashkalidhë një dokument ku specifikohet objekti i aktivitetit ekonomik të tyre.

Preferohen ofertues nga Bashkia Librazhd dhe brenda prefektures Elbasan.

Trajnim “Refroma Territoriale”

U organizuar trajnimi i rradhës me tematikë “Reforma Territoriale” për të Rinjt përfaqësues të komuniteteve në territorin e Bashkisë Librazhd, ditën e mërkurë datë 31.07.2019 ora 09:30 – 16:00.

Trajnimi u nda në katër pjesë. Në pjesën e parë u diskutua “Paraqitje e historikut  ndarjes administrative territoriale Shqipëri  periudhën demokracisë; Nevojat për një ndarje të re territoriale.”.

Në pjesën e dytë “Paraqitje e ndarjes administrative; Ilustrimi kompetencave të njësive të vetëqeverisjes vendore”.

Në pjesën e tretë “Hartimi dhe nevojat buxhetit  Bashkive; Këndvështrimi i të Rinjve”.

Ndërsa në pjesën e katër dhe të fundit u diskutua për “Transparenca e QeverisjesVendore. Komunikimi me qytetarët.; Konsultimi publik i njësive të vetë qeverisjes vendore.  Diskutim dhe analizë përmbyllëse”.

Foto përmbyllëse e takimit me pjesmarrësit

Blerja e pajisjeve të zyrës- Mobilje

FORMULARI I OFERTËS

Emri i Ofertuesit__________________

Për: SOEK-IN (info@soekin.org)

Adresa: Sheshi Gjorg Golemi, pranë dyqanit Telekom, Librazhd

Nr. Llogarie: Alpha Bank, Nr. 902425123002748890

* * *

Përshkrimi i projektit

Kjo proçedure prokurimi hartohet në kuadër të zbatimit të projektit me titull “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.  Ky projekt me partner në zbatim UNDP financohet nga Bashkimi Europian dhe Bashkia Librazhd. Synimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi i rolit të rinjve nëpërmjet rritjes së ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale për politikat rinore dhe më gjerë. Në këtë kuadër është parashikuar mundësimi i një zyre për aktivitetet e të rinjve, pajisjet e të cilës janë objekt i këtij prokurimi.

* * *

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [ Blerja e pajisjeve të zyrës- Mobilje]

* * *

Duke i’u referuar procedurës së lartpërmendur, ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

  1. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; pa TVSH;
  2. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; me TVSH
1 2 3 4 5 6
Nr Përshkrimi i mallrave Sasia Çmimi Njësi Çmimi Total Afati
1 Tavolina 2 11.08.2019
2 Karrige 6 11.08.2019
3 Dollap/librari 2 11.08.2019
Çmimi Neto )   
TVSH (%)
Çmimi Total

 

Nënshkrimi i ofertuesit  ______________

Vula                                    ______________

 

Shënim): Çmimet duhet të shprehen në Monedhën _LEK

 

 SPECIFIKIMET TEKNIKE

Mosplotësimi i specifikimeve për çdo artikull përbën kusht skualifikimi.

  • Sasia : 2 Tavolina 
  • Materiali i strukturës : Strukturë melaminë
  • Materiali i tavolinës : Syprinë melaminë
  • Ngjyra : Gri
  • Numri i sirtarëve : 2
  • Gjerësia : 120 cm
  • Thellësia : 60 cm
  • Lartësia : 75 cm

 

  • Sasia : 2 Dollape/ Librari
  • Materiali : Melaminë
  • Ngjyra : Gri
  • Numri i sirtarëve : 0
  • Numri i kanatave : 2
  • Numri i sergjenëve : 5
  • Sergjenët e lëvizshëm : Po
  • Nevojitet montim : Po
  • Gjerësia : 42 cm
  • Thellësia : 90 cm
  • Lartësia : 200 cm

 

  • Sasia : 6 Karrige
  • Materiali i strukturës : Strukturë metalike
  • Materiali veshës : Tapiceri tekstili
  • Ngjyra : Gri
  • Nevojitet montim : Po
  • Gjerësia : 54 cm
  • Thellësia : 58 cm
  • Lartësia : 81 cm

 

Proçedura e aplikimit:

  • Ofertuesi duhet të dërgojë ofertën e tij brenda afatit të përcaktuar në këtë formular nëpërmjet adresës së emailit të shoqatës. 
  • Ofertuesi duhet të plotësojë në këtë format vlerën në lek që ofron për çdo pajisje të listuar.
  • Ofertuesi duhet të bashkalidhë një dokument ku specifikohet objekti i aktivitetit ekonomik të tyre

 

Preferohen ofertues nga Bashkia Librazhd

Takimi Hapës i Projektit “Ngritja e përfaqësimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes së qeverisjes vendore”

Më 19 Korrik 2019, pranë Bashkisë Librazhd, u mbajt Takimi Hapës i Projektit “Ngritja e përfaqësimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes së qeverisjes vendore” i implementuar nga Shoqata Rinore SOEK- IN dhe e mbështetur nga RELOAD dhe Bashkimi Europian.

Projekti synon fuqizimin e rolit të të rinjve nëpërmjet rritjes se ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale për politikat rinore dhe më gjerë. Ky projekt do të mbështesë Bashkinë Librazhd në përfshirjen e të rinjve në kuadër të hartimit të politikave rinore dhe përfshirjen e tyre në vendimarrjen vendore nëpërmjet ngritjes së një Këshilli Bashkiak Rinor, në të cilin janë përzgjedhur 20 të rinj.

Të rinjtë e përzgjedhur me synimin për të qenë gjithpërfshirës, janë te rinj emigrantë të kthyer, pjesë e qeverisë së nxënësve, grupet me aftësi te veçanta, të rinj nga komuniteti egjiptian si dhe të rinj nga njësitë administrative të Bashkisë Librazhd.

Gjatë Takimit Hapës Kryetari i Bashkisë Librazhd, Z. Kastriot Gurra, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimarrjen vendore duke ndikuar në demokratizimin e shoqërisë. Ndërgjegjësimi i të rinjve, theksoi ai, duke u vendosur si prioritet i së tashmes kthehet në një investim për të ardhmen e qytetit tonë.

Në vijim të takimit, Znj. Eglantina Gollaj, Menaxherja e Projektit të RELOAD, citoi rrugëtimin e mbështetjes së RELOAD në Bashkinë Librazhd dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së shoqërive civile lokale si një kontribut për komunitetin lokal. Znj.

Odeta Berberi, Menaxherja e këtij projekti pranë Shoqatës SOEK-IN falenderoi pjesëmarrësit dhe sidomos të rinjtë e përzgjedhur që shprehën dëshirën për të qenë pjesë e projektit. Ndër të tjera Znj. Berberi nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkisë Librazhd që e panë me prioritet përfshirjen e të rinjve në vendimarrjen lokale si dhe falenderoi Projektin RELOAD dhe Bashkimin Europian për përzgjedhjen dhe më pas te gjithe mbeshtetjen qe po i japin projektit në realizimin e aktiviteteve të parashikuara.

NJOFTIM: Ekspert ( trajnues) Reforma Territorale, në kaudër të programit ReLOaD – Organizata Rinore “Soek-in”.

                       NJOFTIM                                  

NE KUADER TE PROGRAMIT  ReLOaD Organizata  Rinore SOEK-in  kërkohet:

Ekspert ( trajnues) Reforma Territorale

Emri i projektit: “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

Pershkrimi i projektit: Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkim iEvropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ne synojmë që të ngrejmë Këshillin Bashkiak Rinor, në kuadër të të cilit do të përzgjedhim të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç ne qytetin e Librazhdit.

Qëllimi: Në kuadër të këtij projekti ORGANIZATA RINORE SOEK-IN shpall njoftimin për Expert në Tematikën “Reforma Territoriale Administrative”, me qëllim prezantimin dhe njohjen e legjislacionit dhe perberjen e  qeverisjes vendore me ndryshimet e reja terrritoriale.

SPECIFIKIME TEKNIKE

Kriteret që duhet të plotësojë eksperti;

Eksperti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Arsimi i lartë,
  2. Ekspertizë në fushën përkatëse
  3. Të ketë aftësi të mira prezantuese.

Detyrat që do të kryejnë kandidatët :

  1. A)Eksperti
  • Hartimi i materialeve mbi tematikën e kërkuar specifikisht për këtë thirrje
  • Materialet të përgatiten edhe në versionin powerpoint duhen marrë parasysh të gjitha rekomandimet e zbatuesit të projektit.
  • Në përfundim të trajnimit eksperti duhet të dorëzojë një raport narrativ ku të identifikohen sugjerimet e mundshme
  • Eksperti do tepaguhet ______13mijëlek____________
  • SPECIFIKIME TEKNIKE

 Dokumentat që duhen paraqitur në aplikim per ekspert projekti ( trajnues):

  1. CV e aplikantit, diplome
  2. Kualifikime te ndryshme mbi punët e mëparshme
  3. Eksperiencë si Lektor në mësimdhënie apo në trajnime
  4. Preferohen kandidate që janë nga qyteti i Librazhdit apo brenda qarkut tëElbasanit 

Të interesuarit deri me date 22.07.2019 të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it info@soekin.org

 

                                                                              

 

Thirrje për aplikim për të rinj aktivistë me synim përfshirjen  në Qeverisjen Vendor

Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore, mbi prioritetin:

 Aktivizimi i Rinisë, Fuqizimi i rolit të rinjve  nepermjet rritjes se ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale per politikat rinore dhe me gjere.

Organizata Rinore SOEK-IN në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd,Shqipëri, do të zbatojë projektin:

  • Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

 

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Në kuadër të këtij projekti SOEK-IN publikon  thirrjen e hapur për aplikime nga të rinj të qytetit të Librazhdit me qëllim përfshirjen e tyre në  vendimarrjen e qeverisjes vendore.

Përmes këtij projekti ne synojmë që të krijojmë Këshillin Bashkiak Rinor, në të cilin do të përzgjedhim aplikantët nga të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç. Në këtë thirrje synojmë përzgjedhjen e të rinjve banorë të Bashkisë  Librazhd  dhe që i  përkasin moshës 22-29 vjeç.

Të rinjtë e përfshirë do të jenë pjesë e aktiviteteve të mëposhtme si pjesë e projektit:

  1. Sesione trajnimi dhe Informimi me të rinjtë në lidhje me tematika të ndryshme për pushtetin vendor
  2. Pjesëmarrje në takimet me përfaqësuesit e Bashkisë Librazhd
  3. Pjesëmarrje në 2 Vizita Studimore në Bashkinë Lezhë dhe në Bashkinë Tiranë.

Gjatë një periudhe prej 8 muajsh me organizimin e trajnimeve dhe takimeve një herë në 2-javë. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes do të mbulohen nga projekti.

 

Kriteret për aplikim:

– Mosha 22-29 vjeç dhe të jenë me banim në qytetin e Librazhdit.

–  Të dëshmojnë vullnetin dhe eksperiencën personale për të qenë aktivë në aktivitetet e projektit

–   Të jenë të komunikueshëm dhe të hapur për të punuar në komunitet.

Për të kontaktuar ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresen info@soekin.org.

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 30 Qershor 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail. Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni në adresën info@soekin.org

                                                                 

PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR  (ReLOaD)

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën1, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me prioritet vendore.

Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet bashkive dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkt në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Programi zbatohet për një periudhë 36 mujore (Janar 2017 – Janar 2020).

Në kuadër të këtij programi  për organizatat me qëllim zbatimin e standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e projekteve,

Organizata Rinore SOEK-IN në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd  Shqipëri, do të zbatojë projektin me titull: Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore,   mbi prioritetin : Aktivizimi i Rinisë, Fuqizimi i rolit të rinjve  nepermjet rritjes se ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale per politikat rinore dhe me gjere.

Për të arritur këtë qëllim SOEK IN ka hartuar një strategji që bazohet si më poshtë:

  1. Analiza e situatës aktuale nga pikëpamja e nevojave dhe boshllëqeve
  2. Identifikimi i objektivave qe duhet të arrihen
  3. Planifikimi i burimeve njerëzore dhe financiare që nevojiten
  4. Hartimi i një plani aktivitetesh në funksion të arritjes së objektivave

Nëpërmjet implementimit të këtij projekti komuniteti i gjerë do të përfitojë përtej kohëzgjatjes së këtij projekti sepse synohet vendosja e një praktike të vazhdueshme të konsultimit të të rinjve nga institucionet vendore.

Ky projekt synon të rinjtë e grupmoshës (17-29 vjeç 50% F dhe 50% M)). Kjo grupmoshë shënon mbarimin e një faze të rëndësishme si ajo e përfundimit të shkollimit dytësor dhe hyrjen në tregun e punës. Nisur nga  të dhënat e publikuar nga INSTAT, të rinjtë përbëjnë 1/3 e popullsisë dhe qarku i Elbasanit është një nga qarqet me përqindjen më të lartë të të rinjve me rreth 26,3%.

Objektiv parësor i këtij projekti është krijimi i Këshillit Bashkiak Rinor, Bordit Rinor dhe mirëfunksionimi i tyre në mënyrë që të arrihet një qasje efikase e të rinjve në vendimmarrjen lokale.

Implementimi i këtij projekti do të mundësojë:

– Pjesëmarrjen e Bordit Rinor në të gjitha mbledhjet e Komisioneve të Posaçme Bashkiake apo të Këshillit Bashkiak kur trajtohen çështjet me interes për rininë

– Marrja e njohurive më të thella mbi procesin e vendimarrjes në nivel lokal, kompetencat dhe mundësive të influencimit të këtij procesi;

– të rinjtë e përfshirë do të mundësojnë projektimin e një kalendari aktivitetesh rinore për një periudhë 1 vjeçare, në konsultë me të rinjtë e qytetit dhe në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak. Këto aktivitete që kanë në qendër të rinjtë të shtrira në fusha të ndryshme, Art, Sport, Edukim, Kulturore do të publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë Librazhd;

– të rinjtë e përfshirë do të ndërmjetësojnë në vënien në dispozicion të të rinjve të hapësirave publike për aktivitete të këtyre të fundit;

Autoritetet lokale dhe rajonale, si autoritete më të afërta për të rinjtë, kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve.

Kohëzgjatja e Projektit eshte 8 muaj.

Kamping për të Rinjtë e Librazhdit

Qendra Rinore “SOEK-In” do te organizoje nje kamping me te rinjte e qendres. Ka ardhur koha qe te eksplorijme vendin tone. Te interesuarit te kontaktojne