NJOFTIM NE KUADER TE PROGRAMIT ReLOaD – Organizata Rinore SOEK-in kërkohet: Ekspert (trajnues) mbi Shkrim Projektesh

                                                    

Emri i projektit: “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

Pershkrimi i projektit: Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ne synojmë që të ngrejmë Këshillin Bashkiak Rinor, në kuadër të të cilit do të përzgjedhim të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç ne qytetin e Librazhdit.

Qëllimi :   Në kuadër të këtij projekti ORGANIZATA RINORE SOEK-IN shpall njoftimin për Expert në Tematikën “Shkrim Projektesh”, me qëllim aftësimin e të rinjve në shkrimin e projekteve, hartimin e projekt propozimeve pranë Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore mbi tematika të cilat janë të rëndësishme për të rinjtë.

 

SPECIFIKIME TEKNIKE

Kriteret që duhet të plotësojë eksperti;

Eksperti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Arsimi i lartë shkenca shoqerore/politike, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhim projektesh
  2. Ekspertizë në fushën meaxhimit të projekteve
  3. Të ketë aftësi të mira prezantuese dhe trajnuese të përfituara nga eksperiencat e mëparshme në mësimdhënie apo trajnime.

                                                

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *