NJOFTIM: Ekspert ( trajnues) Reforma Territorale, në kaudër të programit ReLOaD – Organizata Rinore “Soek-in”.
NJOFTIM 
NE KUADER TE PROGRAMIT ReLOaD Organizata Rinore SOEK-in kërkohet:
Ekspert ( trajnues) Reforma Territorale
Emri i projektit: “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.
Pershkrimi i projektit: Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkim iEvropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ne synojmë që të ngrejmë Këshillin Bashkiak Rinor, në kuadër të të cilit do të përzgjedhim të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç ne qytetin e Librazhdit.
Qëllimi: Në kuadër të këtij projekti ORGANIZATA RINORE SOEK-IN shpall njoftimin për Expert në Tematikën “Reforma Territoriale Administrative”, me qëllim prezantimin dhe njohjen e legjislacionit dhe perberjen e qeverisjes vendore me ndryshimet e reja terrritoriale.
SPECIFIKIME TEKNIKE
Kriteret që duhet të plotësojë eksperti;
Eksperti duhet të plotësojë këto kritere:
- Arsimi i lartë,
- Ekspertizë në fushën përkatëse
- Të ketë aftësi të mira prezantuese.
Detyrat që do të kryejnë kandidatët :
- A)Eksperti
- Hartimi i materialeve mbi tematikën e kërkuar specifikisht për këtë thirrje
- Materialet të përgatiten edhe në versionin powerpoint duhen marrë parasysh të gjitha rekomandimet e zbatuesit të projektit.
- Në përfundim të trajnimit eksperti duhet të dorëzojë një raport narrativ ku të identifikohen sugjerimet e mundshme
- Eksperti do tepaguhet ______13mijëlek____________
- SPECIFIKIME TEKNIKE
Dokumentat që duhen paraqitur në aplikim per ekspert projekti ( trajnues):
- CV e aplikantit, diplome
- Kualifikime te ndryshme mbi punët e mëparshme
- Eksperiencë si Lektor në mësimdhënie apo në trajnime
- Preferohen kandidate që janë nga qyteti i Librazhdit apo brenda qarkut tëElbasanit
Të interesuarit deri me date 22.07.2019 të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it info@soekin.org


Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!