Ftese per oferte ( Tabela orientuese)

             FTESË PËR OFERTË

 

Projekti: Shtigje të Gjelbërta për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Lënda: Përgatitje dhe prodhim i 21 tabelave informacioni për shtigje ecje.

 

 

Përshkrimi i projektit:

 

Projekti “Shtigje të Gjelbërta për zhvillim të qëndrueshëm” zbatuar nga Shoqata Rinore SOEK-IN ,i cili financohet nga Bahkia Librazhd në kuadër të Programit Rajonal Për Demokracinë Vendore në Ballkanin Përëndimore (ReLOaD) .

Qëllimi i projektit është rritja e ofertës turistike të Bashkisë Librazhd dhe Parkut Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë nëpërmjet ndërtimit të Shtigjeve të Gjelbërta, si një potencial i pashfrytëzuar që përmirëson përvojën e vizitorëve, rrit kohën e qëndrimit cilësor të tyre dhe ndikon në uljen e sezonalitetit të aktivitetit turistik në dobi të rritjes së punësimit dhe zhvillimit social e ekonomik.

 

Përshkrimi i produktit/shërbimit:

Përgatitje dhe prodhim i 21 tabelave informacioni për shtigje ecje.

Specifikimet e produktit:

21 tabela informuese me shenja për shtigje ecjes, e cila do te kete një format me përmasa 20 cm x 60 cm, ndërsa struktura do të jetë me skelet metalik dhe lartësi prej 220 cm. Informacionet që do të vendosen do të përpunohen nga shoqata Rinore Soek-In.

 

Kushtet dhe Specifikimet e ofertës:   

 

Vlersimi i ofertave do të mbështetet duke pasur si reference kryesore përmbushjen e specifikimeveteknike dhe cmimin më të ulët.

 

Preferohen subjekte që kryejnë aktivitetin në Bashkinë Librazhd

 

  1. Oferta juaj duhet të dërgohet në adresën:

Shoqata Rinore Soek-In,Sheshi “Gjorg Golemi”  Qendra Kulturore e Femijeve Librazhd  ose  info@soekin.org

  1. Afati i fundit i pranimit të ofertave është: 11.06.2021
  2. Detajet:
  • Oferta juaj duhet të paraqitet sipas kërkesave të poshtë shënuara.
  • Kjo procedurë zhvillohet për shërbimin e furnizimit të Shoqates Rinore SOEK-IN me materiale/ pajisje/shërbime në fushën e turizmit .
  • Të përcaktohet oferta juaj për çdo produkt sipas listës në Aneksin A. {Ju lutemi lexoni me kujdes njësitë e tyre}.
  1. Çmimi:
  • Oferta juaj duhet të paraqitet në LEK, duke përfshirë TVSH dhe çdo taksë, transportin apo shpenzim tjetër.
  • Oferta juaj duhet të paraqitet për çdo material/ produkt në total.
  1. Oferta juaj duhet të shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:
  • Fotokopje e ekstraktit nga QKB,
  1. Për të konstatuar cilësinë si dhe llojin e produkteve që dëshirojmë (në mënyrë që oferta juaj të jetë sa më reale), mund të kontaktoni nga data 01.06.2021 deri më datë 11.06.2021, ora 10:00 – 16:00 në info@soekin.org

                                     

 MIRËPRESIM OFERTËN TUAJ

 

FORMULARI I OFERTES

 

Emri i subjektit:____________________________

NIPT:_______________________________

Adresa:____________________________

 

Nr Përshkrimi Sasia për njësi Çmimi për njësi Çmimi Total me TVSH
1 Tabela metalike me shenja udhëzuese për shtegun 21 copë
TOTALI

 

Data e dorëzimit të ofertës :_____________________________

 

Firma /Vula e kompanisë:_______________________________

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *