KUSH JEMI
Qëndra Rinore “Soek-In” u krijua në 8 Nëntor 2000 në Librazhd si pjesë e projektit “Programi Kombëtar i Qëndrave Rinore” financuar nga Departamenti i Punës dhe Çështjeve Sociale të Këshillit të Ministrave të Italisë dhe mbështetur nga Ministria Shqipëtare e punës. Ky projekt u realizua në Librazhd nga shoqata italiane Ctm-Movimondo dhe ICS në vitin 1998 edhe pjesë e finalizimit të tij ka qënë fuqizimi i kapaciteteve lokale e cila çoi edhe në krijimin e shoqatës rinore. Fokusi kryesor ishin më së shumti aktivitetetet sensibilizuese me të rinjtë, kampe verore, trainime dhe klube social-kulturore, të rinjtë për mjedisin, mbi baza të vullnetarizmit. Ka bashkëpunuar me shumë donatorë të huaj dhe vendas. Eksperienca e fituar ndër vite, stafi i kualifikuar dhe profesionist dhe dëshira e mirë për të dhënë kontribut në qytetin tonë për ne janë asete të rëndësishme në punën tonë.