Sesion Trajnimi i Këshillit Bashkiak Rinor me temë “ Shkrim Projektesh” i zhvilluar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
Ditën e shtunë, datë 19 Tetor 2019, nga ora 09:30 deri ne 16:00, u organizua për të rinjtë e qytetit të Librazhdit, trajnimi mbi shkrimin e projekteve. Përpos të rinjve tëpërgjedhur të Këshillit Bashkiak Rinor, në trajnim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë Librazhd.
Trajnimi u nda në 4 module.
Në modulin e pare u trajtua identifikimi i mundësive për financim për projekte, duke u ndalur tek zhvillimi i parteneriteteve efektive.
Në modulin e dytë të rinjtë u njohën me mënyrën e hartimit te një projekt propozimi të suksesshëm.
Në modulin e tretë u shpjegua Matrica e Kuadrit Logjik, në lidhje me Fazën e Planifikimit dhe Fazën e Analizës.
Trajnimi u mbyll me shembuj konkret projektesh lokal, kombëtar dhe rajonal.
Ky session trajnimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit me titull “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”, me partner në zbatim UNDP dhe financohet nga Bashkimi Europian dhe Bashkia Librazhd. Synimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi i rolit të rinjve nëpërmjet rritjes së ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale për politikat rinore dhe më gjerë.