Thirrje për aplikim për të rinj aktivistë me synim përfshirjen  në Qeverisjen Vendor

Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore, mbi prioritetin:

 Aktivizimi i Rinisë, Fuqizimi i rolit të rinjve  nepermjet rritjes se ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale per politikat rinore dhe me gjere.

Organizata Rinore SOEK-IN në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd,Shqipëri, do të zbatojë projektin:

  • Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

 

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Në kuadër të këtij projekti SOEK-IN publikon  thirrjen e hapur për aplikime nga të rinj të qytetit të Librazhdit me qëllim përfshirjen e tyre në  vendimarrjen e qeverisjes vendore.

Përmes këtij projekti ne synojmë që të krijojmë Këshillin Bashkiak Rinor, në të cilin do të përzgjedhim aplikantët nga të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç. Në këtë thirrje synojmë përzgjedhjen e të rinjve banorë të Bashkisë  Librazhd  dhe që i  përkasin moshës 22-29 vjeç.

Të rinjtë e përfshirë do të jenë pjesë e aktiviteteve të mëposhtme si pjesë e projektit:

  1. Sesione trajnimi dhe Informimi me të rinjtë në lidhje me tematika të ndryshme për pushtetin vendor
  2. Pjesëmarrje në takimet me përfaqësuesit e Bashkisë Librazhd
  3. Pjesëmarrje në 2 Vizita Studimore në Bashkinë Lezhë dhe në Bashkinë Tiranë.

Gjatë një periudhe prej 8 muajsh me organizimin e trajnimeve dhe takimeve një herë në 2-javë. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes do të mbulohen nga projekti.

 

Kriteret për aplikim:

– Mosha 22-29 vjeç dhe të jenë me banim në qytetin e Librazhdit.

–  Të dëshmojnë vullnetin dhe eksperiencën personale për të qenë aktivë në aktivitetet e projektit

–   Të jenë të komunikueshëm dhe të hapur për të punuar në komunitet.

Për të kontaktuar ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresen info@soekin.org.

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 30 Qershor 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail. Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni në adresën info@soekin.org

                                                                 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *