Posts

PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR  (ReLOaD)

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën1, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me prioritet vendore.

Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet bashkive dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkt në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Programi zbatohet për një periudhë 36 mujore (Janar 2017 – Janar 2020).

Në kuadër të këtij programi  për organizatat me qëllim zbatimin e standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e projekteve,

Organizata Rinore SOEK-IN në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd  Shqipëri, do të zbatojë projektin me titull: Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore,   mbi prioritetin : Aktivizimi i Rinisë, Fuqizimi i rolit të rinjve  nepermjet rritjes se ndikimit dhe pjesëmarrjes se tyre në vendimarrjen lokale per politikat rinore dhe me gjere.

Për të arritur këtë qëllim SOEK IN ka hartuar një strategji që bazohet si më poshtë:

  1. Analiza e situatës aktuale nga pikëpamja e nevojave dhe boshllëqeve
  2. Identifikimi i objektivave qe duhet të arrihen
  3. Planifikimi i burimeve njerëzore dhe financiare që nevojiten
  4. Hartimi i një plani aktivitetesh në funksion të arritjes së objektivave

Nëpërmjet implementimit të këtij projekti komuniteti i gjerë do të përfitojë përtej kohëzgjatjes së këtij projekti sepse synohet vendosja e një praktike të vazhdueshme të konsultimit të të rinjve nga institucionet vendore.

Ky projekt synon të rinjtë e grupmoshës (17-29 vjeç 50% F dhe 50% M)). Kjo grupmoshë shënon mbarimin e një faze të rëndësishme si ajo e përfundimit të shkollimit dytësor dhe hyrjen në tregun e punës. Nisur nga  të dhënat e publikuar nga INSTAT, të rinjtë përbëjnë 1/3 e popullsisë dhe qarku i Elbasanit është një nga qarqet me përqindjen më të lartë të të rinjve me rreth 26,3%.

Objektiv parësor i këtij projekti është krijimi i Këshillit Bashkiak Rinor, Bordit Rinor dhe mirëfunksionimi i tyre në mënyrë që të arrihet një qasje efikase e të rinjve në vendimmarrjen lokale.

Implementimi i këtij projekti do të mundësojë:

– Pjesëmarrjen e Bordit Rinor në të gjitha mbledhjet e Komisioneve të Posaçme Bashkiake apo të Këshillit Bashkiak kur trajtohen çështjet me interes për rininë

– Marrja e njohurive më të thella mbi procesin e vendimarrjes në nivel lokal, kompetencat dhe mundësive të influencimit të këtij procesi;

– të rinjtë e përfshirë do të mundësojnë projektimin e një kalendari aktivitetesh rinore për një periudhë 1 vjeçare, në konsultë me të rinjtë e qytetit dhe në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak. Këto aktivitete që kanë në qendër të rinjtë të shtrira në fusha të ndryshme, Art, Sport, Edukim, Kulturore do të publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë Librazhd;

– të rinjtë e përfshirë do të ndërmjetësojnë në vënien në dispozicion të të rinjve të hapësirave publike për aktivitete të këtyre të fundit;

Autoritetet lokale dhe rajonale, si autoritete më të afërta për të rinjtë, kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve.

Kohëzgjatja e Projektit eshte 8 muaj.