Të nderuar,
Duke ju falenderuar të gjithëve për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj në lidhje me Programin Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), në kuadër të aktivitetit lancues të projektit “Ngritja e përfaqësimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes së qeverisjes vendore”, ju njoftojmë se SOEK-IN do të organizojë Eventin Hapës për të rinjtë e përzgjedhur, me organizatat e shoqërise civile, institucioneve lokale, donatorëve si dhe Bashkisë Librazhd për të qënë pjesëmarrës në Këshillin Bashkiak Rinor në zbatim të projektit të sipërpërmendur.
Ky aktivitet do të zhvillohet në datën 19.07.2019 në ambientet e Bashkisë, Salla e mbledhjeve, ora 10.00
Stafi SOEK-IN


Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!