Të rinjtë e Bordit Rinor Bashkiak takimin me Kryetarin e Bashkisë Librazhd z. Kastriot Gurra mbi angazhimin e tyre gjatë këtyre muajve dhe nismat rinore në muajt në vijim

Në kuadër të Thirrjes publike për Organizatat e Shoqërisë Civile, shpallur nga 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD, e cila u realizua nga organizata SOEK-IN me mbështetjen e Reload për një periudhe 8 mujore Qershor 2019 –Janar 2020 në partneritet me Bashkinë Librazhd.

Sot të rinjtë e Bordit Rinor Bashkiak zhvilluan takimin me Kryetarin e Bashkise Librazhd z. Kastriot Gurra ku biseduan mbi angazhimin e tyre gjatë këtyre muajve si dhe mbi nismat rinore që të rinjtë e qytetit do të mund të realizojnë në muajt në vijim.

Gjithashtu ata prezantuan politikat rinore dhe planin e veprimit 2020-2022 ku pasqyrohen objektiva dhe projekte konkrete të cilat Bashkia e Librazhdit mund të zbatojë për rininë e qytetit.

Bordi Rinor Këshillimor falenderoi Kryetarin e Bashkisë për mbështetjen në emër të Soek-In dhe duke shprehur besimin që investimi tek të rinjtë është një vlerë e shtuar për të gjithë.

#reload #bashkialibrazhd #soekin #youth

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *