Anëtarët e Bordi Keshillimor Rinor Librazhd (BKRL) zhvilluan takime me perfaqesues te Bashkise ne kuader te projektit Reload
Bordi Keshillimor Rinor Librazhd (BKRL) eshte grupim vullnetar me perfaqesim te gjere te te rinjve qe kane vizion dhe duan te mundesojne ndryshime pozitive ne Bashkine e Librazhdit.
Anetaret e Bordit diten e sotme zhvilluan takime me perfaqesues te Bashkise ne kuader te projektit Reload
Objektivat e BKRL
BKRL synon te krijoje nje mekanizem qe do t’i beje te mundur te rinjve te mesojne me shume per qeverisjen vendore, te vendosin per ceshtje te rendesishme qe lidhen me komunitetet e tyre, si dhe te bejne rekomandime per keto ceshtje
BKRL ka keto objektiva:
* Te keshilloje Kryetarin/Keshillin Bashkiak duke ofruar informacione, gjetje dhe rekomandime rreth ceshtjeve dhe mundesive rinore.
* Te ndihmoje ne vleresimin dhe rishikimin e politikave dhe procedurave bashkiake qe
lidhen me politikat rinore.
* Te inkurajoje dhe koordinoje pjesemarrjen e te rinjve ne komunitet
* Te kontribuoje ne rritjen e ndergjegjesimin publik per rolin e pazevendesueshem te te rinjve ne mbarevajten e qeverisjes vendore.
* Te bashkeveproje me nivele te tjera qeverisese per te adresuar ceshtjet rinore. Funksionimi i BKRL dhe Anetaresia
Rregullat e funksionimit te BKRL percaktohen ne Statusin e Bordit. BKRL perbehet nga te rinj aktive vullnetare qe jane banore ne Bashkine Librazhd. Anetaret e BKRL kane te drejten e nje mandati dy vjecar. BKRL perfaqesohet nga koordinatori, i cili zgjidhet me votim nga anetaret e Bordit.
Organizata SOEK- IN se bashku me Bashkine Librazhd eshte duke implementuar projektin : Ngritja e përfaqësimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes së qeverisjes vendore ne kuader te Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)
I cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!