NJOFTIM: Në Kuadër të Programit “ReLOaD”, Organizata Rinore “SOEK-in” kërkohet Ekspert (trajnues) mbi Shkrim Projektesh

                                                    

Emri i projektit: “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

Pershkrimi i projektit: Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ne synojmë që të ngrejmë Këshillin Bashkiak Rinor, në kuadër të të cilit do të përzgjedhim të rinj që u përkasin grupmoshës 17-29 vjeç ne qytetin e Librazhdit.

Qëllimi :   Në kuadër të këtij projekti ORGANIZATA RINORE SOEK-IN shpall njoftimin për Expert në Tematikën “Shkrim Projektesh”, me qëllim aftësimin e të rinjve në shkrimin e projekteve, hartimin e projekt propozimeve pranë Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore mbi tematika të cilat janë të rëndësishme për të rinjtë.

 

SPECIFIKIME TEKNIKE

Kriteret që duhet të plotësojë eksperti;

Eksperti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Arsimi i lartë shkenca shoqerore/politike, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhim projektesh
  2. Ekspertizë në fushën menaxhimit të projekteve
  3. Të ketë aftësi të mira prezantuese dhe trajnuese të përfituara nga eksperiencat e mëparshme në mësimdhënie apo trajnime.
  4. Të ketë eksperienca të mëparshme të ngjashme me të rinjtë

Detyrat që do të kryejnë kandidatët :

  1. A)Eksperti
  • Hartimi i materialeve mbi tematikën e kërkuar specifikisht për këtë thirrje
  • Materialet të përgatiten edhe në versionin powerpoint duhen marrë parasysh të gjitha rekomandimet e zbatuesit të projektit.
  • Në përfundim të trajnimit eksperti duhet të dorëzojë një raport narrativ ku të identifikohen sugjerimet e mundshme
  • SPECIFIKIME TEKNIKE

 Dokumentat që duhen paraqitur në aplikim per ekspert projekti ( trajnues):

  1. CV e aplikantit dhe leter motivimi
  2. Diplomë apo çertifikata të tjera kualifikimi
  3. Preferohen kandidate që janë nga qyteti i Librazhdit apo brenda qarkut të Elbasanit

 

Të interesuarit duhet  të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it info@soekin.org brenda dates 24 Shtator 2019, nga dita e publikimit te njoftimit ne faqen zyrtare te Soek-In.

 

                                            

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *